E kishte parkuar pranë banesës, digjet makina e efektivit të policisë në Pogradec. Ja dyshimet e para

Një mjet është përfshirë nga flakët mëngjesin e kësaj të enjte në Pogradec. Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 3 të qytetit.

Mjeti i përket një efektivi të Policisë Rrugore, shtetasi me inicialet Th. H., ndërkohë që ai e kishte parkuar pranë banesës së tij. Paraprakisht dyshohet për ngjarje aksidentale, por policia po kryen të gjitha hetimet e mundshme.

Zjarri ka rënë në motorin e mjetit. Po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Pogradec/Informacion paraprak

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në lagjen nr. 3, Pogradec, rruga “Reshit Çollaku”, ka rënë zjarr në automjetin tip “Mercedes-Benz”, në pronësi të shtetasit Th. H., (me detyrë punonjës policie pranë Sektorit të Policisë Rrugore të DVP Korçë).

Nga këqyrja paraprake, dyshohet se zjarri mund të ketë rënë për shkaqe aksidentale në pjesën e brendshme të motorit të automjetit, i cili është djegur pjesërisht. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.
()

Arena e Lajmit

E kishte parkuar pranë banesës, digjet makina e efektivit të policisë në Pogradec. Ja dyshimet e para

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook