“EURO 2024”/ Llogaritë e kualifikimit, ja skenarët për kuqezinjtë e Silvinjos

Grupi E është një garë emocionuese me katër pretendentë. Shqipëria është në krye të grupit, pasi mposhti 2- 0 Poloninë në raundin e fundit të ndeshjeve. Moldavia kapërceu Ishujt Faroe për ta mbajtur veten fort në ekuacion, ndërsa Republika Çeke në vendin e dytë ka një lojë më pak se rivalët e saj.

Vetëm një gjë mund të zgjidhet në ndeshjen e shtatë. Shpresat e Ishujve Faroe do të mbyllen zyrtarisht nëse humbasin. Republika Çeke fiton ose të dyja skuadrat barazojnë. Shkurt, të gjithë ëndërrojmë “Euro 2024”-ën, që nga lojtarët, stafi, tifozët. Por si shkon Shqipëria në finalet e këtij kompeticioni? “Panorama Sport” bën një llogaritje hipotetike, duke parë potencialin e rivalëve dhe situatës në tri ndeshjet e mbetura. Për të mos i lënë asnjë gjë rastësisë, përfaqësueses i duhen minimalisht të paktën 5 pikë për t’u kualifikuar.

KUALIFIKIM DIREKT Shqipëria do të përballet sot me Çekinë në shtëpi dhe më pas do të udhëtojë drejt Moldavisë në muajin nëntor e pas tri ditësh do të presë Ishujt Faroe. Dy barazime dhe një fitore do t’u mjaftojnë kuqezinjve për t’u kualifikuar në “Euro 2024”. Me një total prej 15 pikësh, duke supozuar se Polonia do të fitonte të tria ndeshjet e mbetura dhe do të shkonte 15 pikë dhe barazim me ne, do të ishte ekipi i Silvinjos që do të kualifikohej për në Gjermani, kjo e mundësuar nga fitorja 2-0 në Tiranë, pasi kemi shënuar një gol më shumë. Pra, duhen të paktën 5 pikë të grumbulluara në tri ndeshjet e mbetura dhe Shqipëria do të shihte veten në Europian. Nëse marrim 6, 7 apo 9 pikë në tri ndeshje, jo vetëm kualifikim, por me siguri jemi edhe të parët e grupit.

KUALIFIKIM ME KATËR PIKË Ndërkaq, nëse në total merren 4 pikë, pra një fitore, një barazim dhe një humbje, sërish shanset për kualifikim janë, pasi kjo varet edhe nga rezultatet që do të marrin moldavët, polakët, çekët dhe ndeshja direkt mes tyre. Shqipëria nëse merr 4 pikë, shkon në kuotën 14. Në këtë gjendje, Polonia në tri ndeshje duhet të grumbullojë 7 pikë, Moldavia 6 (edhe nëse na mund 1-0) dhe Çekia le të marrë 14 pikë, por pa na mundur drejtpërdrejt.

KUALIFIKIM ME TRI PIKË Edhe nëse Kombëtarja grumbullon tri pikë në ndeshjet e mbetura, sërish ka shanse për t’u kualifikuar, por kjo do të jetë në dorën e kundërshtarëve. Çekia duhet të mposhtë Poloninë dhe Moldavinë, ndërsa polakët të ngecin me një barazim me Ishujt Faroe ose me Moldavinë. Kështu as Polonia dhe as Moldavia nuk do të arrinin 13 pikë, aq sa Shqipëria. Shkurt, Shqipëria do të marrë 13 pikë, Çekia në katër takime të grumbullojë 5 pikë dhe Shqipëria t’i ketë mundur çekët drejtpërdrejt. Moldavia dhe Polonia të kenë marrë në tri ndeshje respektivisht 5 dhe 7 pikë, me moldavët që maksimalisht sfidën me Shqipërinë ta kenë fituar 1-0.

KUALIFIKIM ME DY PIKË Situata në këtë moment bëhet serioze. Shqipëria në këtë rast, nëse merr dy barazime, ato duhet t’i ketë me çekët dhe moldavët. Me 12 pikë do të ishte në një situatë të keqe, ndërsa çekët në katër takimet e mbetura dhe 3 (Moldavia) nuk duhet të marrin më shumë se 4 pikë dhe ndeshjen direkte me kuqezinjtë moldavët ta kenë fituar 1-0. Polonia nga ana e saj nuk duhet të grumbullojë më shumë se 6 pikë. Edhe me pikë të barabarta në këtë situatë, kalon Shqipëria.

KUALIFIKIMI ME NJË PIKË Kualifikimi me 1 pikë të marrë në tri ndeshje ekziston. Duke llogaritur që Çekia ka avantazhin e një ndeshjeje më shumë, nëse Shqipëria barazon qoftë vetëm me Ishujt Faroe dhe mundet 1-0 nga Moldavia, atëherë mund të kualifikohet, nëse Moldavia nuk merr pikë me Poloninë dhe Çekinë. Si dhe nëse Polonia mund moldavët dhe barazon me Çekinë e Ishujt Faroe. Panorama Sport

Arena e Lajmit

“EURO 2024”/ Llogaritë e kualifikimit, ja skenarët për kuqezinjtë e Silvinjos

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook