“Kosova”/ PD kërkesë për mocion me debat me Ramën, Nikolla: Do të mbahet në një seancë të posaçme. Reagon opozita

Kuvendi ka vendosur që kërkesa e PD-së, për kërkesë për mocion me debat me kryeministrin Edi Rama, të mbahet në një seancë të dedikuar.

Ishte kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolli që tha se ky ishte vendimi i Konferencës së Kryetarëve.

“Dy kryetarë të grupeve parlamentare kanë paraqitur kërkesën për një mocion mbi rezolutën për Kosovën. Është mbledhur konferenca e Kryetarëve për diskutimin e kërkesave për mocion. Konferenca vendosi që duke pasur të njëjtin objekt, kjo çështje ti kalojë Komisionit të Politikës së jashtme.

Pyetjet dhe çështjet e ngjashme të grupohen njëherësh dhe të vendoset një datë se kur do të mbahet mocioni. Pra do të mbahet një seancë e posaçme plenare, ku koha e diskutimit do të jetë 300 minuta.”, tha Nikolla. Ndërkohë, deputetët e opozitës kanë kundërshtuar vendimin, duke reaguar nga vendi i tyre.

Arena e Lajmit

“Kosova”/ PD kërkesë për mocion me debat me Ramën, Nikolla: Do të mbahet në një seancë të posaçme. Reagon opozita

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook