Krijimi i PD-së së Rithemeluar? Mustafaj: Është tezë e Ramës, por Berisha duhet të…

Ish-ministri dhe ish deputeti demokrat, Besnik Mustafaj ka komentuar sot tezën e hedhur në mbledhjen e përbashkët të deputetëve për krijimin e Partisë Demokratike të Rithemeluar.

Në një intervistë në News 24, Mustafaj tha se kjo është një tezë e Ramës, por shtoi se Berisha duhet të kapërcejë fjalinë e përdorur “nuk mund të pranojmë padrejtësinë”.

 Si e keni parë situatën brenda PD dhe bashkimin e Berishës me Bardhin?

I vetmi lajm pozitiv për mua si demokrat që vjen nga PD është fakti që 43 deputetë janë tashmë bashkë. Ata që ishin të Foltores dhe ata të Bardhit janë bashkë. Mbeten shumë pak me Bashën. Këtu nuk është problemi për të izoluar Bashën sepse kjo nuk është e vështirë. Problemi është për të arritur bashkimin, për të bërë politika të përbashkëta që e fuqizojnë opozitën. A do të funksionojë? Besoj se po. Deri ku? Kjo mbetet për tu parë sepse kjo ka shumë procedura. Një pjesë e mirë e deputetëve që erdhën me Bardhin nuk e njohin ende Berishën si kryetar. Do të ketë një proces për të arritur te unifikimi i strukturave drejtuese të partisë.

Dashnor Sula ka thënë që nuk mund të vazhdohet kështu, ai ka propozuar emrin e një partie të re…

Kjo është nje tezë që qarkullon.

Berisha nuk bie dakord me këtë, thotë që është një ide e Ramës…

Fakt është që është e kryeministrit. Rama kontrollon drejtësinë nëpërmjet drejtësisë mban të kontrolluar procesin. Duhet që gjykata të japë një vendim. Pra Berisha nuk shpik në këtë rast. Berisha tha që nuk mund të pranojmë padrejtësinë. A është padrejtësi? Po. sot me 43 deputetë është e qartë se ku është shumica e demokratëve. Nuk ndodh kurrë që pakica të mbajë peng shumicën.

Duhet të sakrifikojë Berisha nga vetja e tij dhe historia e tij për PD-në?

Besoj se termi që tha që “nuk mund të pranojmë padrejtësinë”, duhet ta kapërcejë. Në emër të pragmatizmit duhet të bëjë çështë më e mira për PD-në dhe le të presim që ta bëjë këtë.

Arena e Lajmit

Krijimi i PD-së së Rithemeluar? Mustafaj: Është tezë e Ramës, por Berisha duhet të…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook