Loredana rrëfen për herë të parë si është njohur me futbollistin e njohur: Kuptova se kam afër një djalë…

Reperja e njohur, Loredana Zefi, prej disa muajsh po shijon një lidhje dashurie me futbollistin e Borussia Dortmund-it, Karim Adeyemi-n.

Për herë të parë reperja në një intervistë ka treguar se si është njohur me futbollistin. Loredana ka treguar se ndodhej në Dusseldorf ndërsa Karim-i i kishte shkruar në rrjetet sociale.

Në atë kohë ajo theksoi se ishte shumë e uritur dhe se në hotelin ku po qëndronte nuk kishte ushqim për të porositur. Kjo bëri që t’i shkruante Adeyem-it i cili në ato momente ndodhej në Dortmund.

Pas kësaj ata lanë një takim dhe shkuan së bashku në një vend për të blerë ushqim.

“Sapo u ngopa kuptova se kam afër një djalë që është argëtues dhe me të cilin shkoj mirë”, theksoi mes tjerash Loredana.

Më herët ajo ka qenë në një lidhje me Mozzik me të cilin ka edhe një vajzë, Hanën.

Loredana rrëfen për herë të parë si është njohur me futbollistin e njohur: Kuptova se kam afër një djalë…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook