Në burg për blerje votash, mbahet sot seanca e parë gjyqësore për Fredi Belerin, e pranishme dhe ambasadorja greke

Mbahet sot seanca e parë gjyqësore për kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri, i cili ndodhet pas hekurave për blerje votash. Ashtu siç ishte përcaktohet, seanca ka nisur rreth orës 09:00. Siç shihet nga pamjet e siguruara për nga gazetarja Klodiana Lala, në seancë e pranishme do të jetë dhe ambasadorja greke, Konstantina Kamitsi.

Beleri nga ana e tij e ka konsideruar mbajtjen në burg si politike. Lidhur me mosbetimin e tij si kryebashkiak dhe me mbajtjen e tij në burg kanë reaguar dhe politikanë të Greqisë. Belerit i është refuzuar 5 herë kërkesa për të dalë nga paraburgimi.

Konkretisht i është rrëzuar kërkesa një herë nga Gjykata e Vlorës, 2 herë nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë, një herë nga ajo e Apelit dhe një herë nga Gjykata e Lartë. Të gjitha shkallët e gjykimit kanë vlerësuar se dyshimet për korrupsion në zgjedhje janë të arsyeshme dhe të bazuara në prova. Kujtojmë se pak ditë më parë Gjykata e Durrësit shpalli moskompetencë për çështjen ‘Beleri’.

()

Arena e Lajmit

Në burg për blerje votash, mbahet sot seanca e parë gjyqësore për Fredi Belerin, e pranishme dhe ambasadorja greke

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook