Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka komentuar interpelancën që po mbahet në Kuvend për Rezolutën e Kosovës.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Vasili ironizon opozitën dhe qeverinë, teksa shprehet se ‘pse u dashka një debat kur paska një dakordësi?’
Më tej ai ngre pyetjen nëse mocioni me debat i shërben kryeministrit Edi Rama për të mbuluar tradhtinë e tij ndaj Kosovës.
Postimi i plotë:
Po debati per Rezolten perse u dashka kur paska dakordesi?!
Kujt i duhet ky mocion me debat, kur dakordesia qenka arritur?
Perse duhet humbur kohe parlamentare kur dakordesia qenka fakt?
A mos i duhet ky debat Rames dhe rilindjes si kohe per te bere propagande te shpifur ne parlament me qellimin per te mbuluar tradhetine tij ndaj Kosoves?
A mos ky gjoja debat behet sot per ti dhene nje mundesi Rames, qe me ne fund te rikthehet ne Parlamentin, qe ka bojkotuar prej kohesh?
A mos i duhet ky kinse debat Rames per tu paraqitur si njeri, qe pranon konsensusin?
A nuk eshte realisht nje pseudodebat ky i sotmi, ne kushtet qe dakordesia qenka pune e kryer?
A nuk do te mjaftonte nga nje deklarate nga grupet parlamentare, qe qenkan dakordesuar dhe pastaj te kalohej direkt e ne votim?
‼️ JO DHE JO PSEUDO-DEBATEVE!
PARLAMENTIT I DUHET DEBAT I VERTETE !
PARLAMENTI DUHET TI KERKOJE LLOGARI QEVERISE PER GRABITJEN MONSTRUOZE TE TAKSAVE TE QYTETAREVE!
PARLAMENTI DUHET TE DEBATOJE PER KRIMINALIZIMIN E QEVERISJES!
PARLAMENTI DUHET TE DABATOJE ME ZERIN NE KUPE TE QIELLIT PER VOTEN E LIRE!
PARLAMENTI DUHET TE DEBATOJE HALLET E QYTETAREVE!
()