Si është raporti mes tyre? Olta Gixhari zbulon marrëdhënien me Luizin në film

Olta Gixhari, e ftuar këtë të shtunë në “Më lër të flas” tregoi më shumë për rolin e saj si Jonida në “Më lër të flas”.

Aktorja u shpreh e emocionuar për mënyrën si është pritur filmi nga publiku. Ndërkohë, binjakët Donald dhe Romeo Veshaj donin të dinin më shumë për bashkëpunimin mes saj dhe Luiz Ejllit, që në film është burri si saj (Besi). Luizi në film ka luajtur veten, tha Olta.

“Mua më shijoi në film ai. Ishte shumë organik. Ishte ai, ka luajtur veten. Dhe shumë mirë, sepse ndonjëherë kur sforcohesh të bësh gjëra të mëdha, gabon.

Edhe skenat që kishim bashkë, më shijuan shumë. Ishin shumë momente të virgjëra, shumë të lezetshme”.

Romeo e pyeti aktoren për puthjet në film mes saj dhe Luizit.

“Nuk e di, nuk më kujtohet fare. Puthjet në film janë shumë teknike, prandaj duhet të shikoni dokumentarin të kuptoni sa teknike janë. Pastaj, ‘baby kiss’ kemi bërë ne, nuk ishte puthje kush e di se çfarë”, u përgjigj ajo.
Por, çfarë ka thënë Dori, bashkëshorti i Oltës?
“Më tha ishe shkëlqyeshëm në film. Unë jam puthur pothuajse në çdo film dhe Dori kështu më ka njohur”, tha Olta.

Si është raporti mes tyre? Olta Gixhari zbulon marrëdhënien me Luizin në film

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook