Nuk kanë qenë ditë apak të mira këto të fundit për Mozzik, me reperin që ka rënë pre e një super grabitje, më saktë shtëpia e tij në Kosovë, me lajmin që është bërë me dije nga vetë artisti, duke treguar edhe sendet me vlerë (e jo vetëm me vlerë) që i kanë marrë.
Thamë super grabitje, pikërisht pasi lexuam “listën” e gjërave që grabitësit kanë marrë, sipas Mozzik, i cili thotë nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale se janë vjedhur: kasaforta me 100mijë euro cash, orë, unaza, zinxhira ari dhe varëse (që i kalojnë 100 mijë eurot sërish sipas reperit), ndërsa po ashtu kanë marrë edhe 15-16 armë ME LEJE (e shkruajmë kështu sepse Mozzik e ka saktësuar disa herë që janë me leje).
Nuk e dimë pse Mozzik i ka dashur gjithë këto armë, ndoshta për videoklipet e tij, megjithatë, në fund të dekaratës së tij, ai jep edhe një mesazh: “Na marrshin t’ligat po u dashtë me lyp bre nëse ju kan vytë se kurrë deri sot s’kom ditë me kthy dikan..sa kan vjedhë kta hajna unë në vjet i shpërndaj na për njerëz pasha të madhin Zot”
Sigurisht, ai nuk harron të falenderojë edhe Policinë për angazhimin dhe shpresojmë që të rikuperojë, të paktën një pjesë të dëmit dhe fatmirësisht, është mirë vetë.