Gjatë “Dancing With The Stars Fan Club”, tre nga konkurrentet e këtij spektakli kanë treguar dëmtimet dhe lëndimet që kanë marrë gjatë provave të kërcimit.
Juliana Nura tregon se ka probleme me zemrën që në lindje dhe ky problem i ka ndodhur edhe gjatë provave, e cila mund të ketë ndikuar edhe tek padjeshka e saj e parealizuar, të premten në mbrëmje.
Sa i përket Enxhi Nasufit, ajo tregon se ka pësuar tërheqje muskulore dhe se ka qenë në gjendje jo fort të mirë shëndetësore. Madje Enxhi tregon se ka bërë edhe gjilpëra dhe i është kërkuar regjim shtrati, por për shkak të angazhimeve që ajo ka në televizion e ka të pamundur, t’i bindet urdhrit të mjekut.
Ndërsa Fifi e cila është në nënë e re dhe e angazhuar me fëmijën e saj, shprehet se përpiqet që të mos i sjellë në skenë problemet apo vështirësitë që ajo has gjatë gjithë kohës, me angazhimet në këtë spektakël, por edhe për rritjen e fëmijës së saj. Sipas Fifit, ajo është ende një lehonë dhe ka vullnetin e guximin që të jetë pjesë e këtij spektakli pa u viktimizuar dhe pa u ankuar.