E ftuar ditën e sotme në “Mos i bjer më top” ka qenë nutricionistja Diola Dosti.
Që në hyrje të saj duket se Diola është përballur me një surprizë të papritur nga ana e Ronaldo Sharkës.
Në studio është hedhur një gjarpër fals teksa pritej një reagim i papritur i Diolës, duket se më keq ka reaguar Erjola Doçi.
Menjëherë dy vajzat janë hedhur përpjetë.
Eriola: E dreq o punë.
Ronaldo: Më fal, ideja ishte të trembnim Diolën jo ty.
Eriola: Jo, është hera e dytë.
Diola: Unë i kam fobi… po pse pikërisht gjarpër.
Eriola: Hiqe atë nga aty se un për Zotin nuk vij, më ka dalë edhe në ëndërr herën e fundit.
Diola: Ta mbash mend, shpresoj të mos kem bërë ndonjë skenë.
Ronaldo: Mund të pyesësh produksionin që objektiva nuk ishe ti.
Diola: U tremba, sepse i kam fobi gjarpërinjtë, ta paça borxh domethënë.
Ronaldo: Hajde duro këtë pas emisionit.
Diola: Shyqyr që jam rob pozitiv dhe i marr gjërat me sportivitet.
Ronaldo: Se ka marrë veten akoma.
Eriola: Po nuk t’i kam bërë flokët si fustani im…
Ndërkohë Diola tregoi në emision për përkushtimin ndaj punës dhe fëmijëve të saj, ndërsa shtoi se vazhdon të jetë beqare, duke hedhur poshtë zërat se është në një lidhje me një rreper të njohur shqiptar.
Ajo gjithashtu zbuloi se çfarë ndodhi me Nita Latifin, këngëtaren me të cilën krijoi miqësi gjatë qëndrimit të tyre në Big Brother Vip. Në fund ajo u pajtua me mikeshën e saj, duke i thënë se e do.