Në natën e tretë të spektaklit të kërcimit “Dancing With The Stars”, Ronaldo Sharka ka bërë një debat me anëtaren e jurisë, Olta Gixhari.
E gjitha nisi nga një koment që aktorja e njohur bëri një puntatë më herët për konkurrentin. Olta e kritikoi moderatorin për mënyrën se si ngriti partneren e tij në kërcim, sepse para spektaklit e ka parë Ronaldon duke ngrënë një sanduiç.
Mesa duket Ronaldo nuk e ka pritur mirë komentin e Oltës, duke e konsideruar deklaratën e saj si fyese dhe tallëse. Sharka pasi mbaroi kërcimin me partneren e tij Frenki, këtë të premte, iu drejtua Oltës duke i thënë se nuk i shkon karrigia e Dancing.
Gjatë “Dancing With The Stars Fan Club” , ka qenë Blendi Salaj, Elona Duro dhe Albi Nako, ku kanë komentuar performancat e konkurrentëve gjatë spektaklit të së premtes.
Ata dhanë mendimin edhe për sherrin që ndodhi mes Ronaldos dhe Oltës. Sipas gazetarit të njohur, Ronaldo e ka armë të fortë krijimin e debatit, madje edhe me jurinë dhe këtë pjesë e shfrytëzon në maksimum.
Sipas Salajt, këtë debat e nisi Olta Gixhari, ndërsa Ronaldo është mjeshtër për ta vazhduar. Ai shtoi se Ronaldo do vëmendje dhe në këtë debat bëri më të mirën e tij.
“U krijua një situatë e lezetshme, po të isha Ronaldo do isha menduar me punën e sanduiçit dhe do e kisha kursyer. Mendoj që e filloi Olta dhe Ronaldo është mjeshtër për ta vazhduar, ai do vëmendjen në këtë debat, ai bën më të mirën”, u shpreh Blendi Salaj.
Ndërsa Albi Nako shprehet se juria në atë pozicion nuk është për t’u gjykuar sepse kthehet në e paprecedent dhe nëse ky koment do bëhej nga Valbona Selmllari dhe Lori Balaj, nuk do ishte bërë kaq e madhe.
Të njëjtin mendim ka dhe Elona Duro, e cila shprehet se ishte një batutë e lezetshme nga ana e Oltës dhe nuk ishte nevoja të bëhej një sanduiç tra.