Ditëve të fundit ka nisur një konfrontim virtual mes modeles Arbenita Ismajli dhe reperit të njohur, Unikkatil.
E gjitha filloi kur modelja publikoi një mesazh të cilin tha se i kishte dërguar reperi, ku ai i tërthorazi i ofronte ndihmë për të kaluar ndarjen nga Fero.
Mesazhit modelja iu përgjigj në mënyrë tallëse duke i kërkuar reperi t’i bënte një picë madje edhe duke e quajtur ‘picamen’ (njëjtë siç e kishte quajtur Fero në një nga ‘diss’-at për Unikkatil).
Por, pas bujës që kjo bëri Unikkatil doli me një reagim duke e quajtur mesazhin si të montuar, nisur nga tiku blue që mungonte në foton e publikuar nga modelja, dhe që ai llogaria e tij në Instagram është e verifikuar.
Megjithatë, Arbenita ka qenë e shpejt në kundërpërgjigjen e saj duke postuar edhe një herë mesazhin e tij me arsyetimin se ishte pa internet kur ajo i është përgjigjur, prandaj ka munguar shenja e verfikimit.
“Isha offline kur tu përgjigja. Mbaj përgjegjësi për fjalët tua burrec, jeni ngatërruar me vajzën e gabuar. Mbani përgjegjësi për veprimet tuaja nëse nuk doni të kërkoni falje. Kishe këndoj për shqiptar e shikon me i ulë vajzat shqiptare. Mirupafshim djalosh”, ka shkruar Arbenita.
Ndërkohë, modelja nga Kumanova nuk u mjaftua me kaq duke bërë edhe një tjetër postim.
“Dhe mos u merr më me mua. Ti e nise këtë, 45-vjeçar”, shkroi modelja në një postim të dytë.