Foli për herë të parë për partnerin dhe u aludua për dasmë, Arjola Shehu tregon të vërtetën

Disa muaj më parë, Arjola Shehu si rrallë herë foli për jetën e saj private, duke pranuar për herë të parë se ishte në një lidhje dashurie, gjë që më pas coi edhe në shumë tituj mediash e aludimesh në rrjetet sociale se moderatorja e njohur, jo vetëm që ishte në një romancë prej shumë kohësh, por edhe kishte plane për dasmë.

E ftuar mbrëmjen e djeshme në “Natën me Aulonën”, Arjola i mohoi zërat, teksa sqaroi se as vetë nuk e dinte pse kishte marrë vendimin të fliste për historinë e saj të dashurisë, megjithatë deklaratat e saj morën përmasa të ekzagjëruara në mediat online dhe nuk është aspak e vërtetë që do të ketë martesë.

Jo vetëm kaq, por ajo tha se në këtë moment nuk po mendon as të nisë të krijojë në familje, ndërsa rrëfeu se marrëdhënien e saj edhe mund “ta kenë marrë mësysh”, që pas bërjes publike dhe prandaj nuk do të ketë as dasmë, duke lënë vend edhe për dyshime të tjera.

Foli për herë të parë për partnerin dhe u aludua për dasmë, Arjola Shehu tregon të vërtetën

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook