Për Shëndetin e Stomakut – Ushqimet më të Mira dhe më të Rënda Acidike

Ruajtja e ekuilibrave të aciditetit dhe alkalines në trup është thelbësore për shëndetin.

Sipas studimeve, të cilave i referohet AgroWeb.org ushqimet acidike janë të dëmshme nëse njeriu e tepron me to.

Matja e vlerës së pehashit të ushqimeve ose pijeve shërben për të përcaktuar nivelin e aciditetit ose alkalines.

Vlerat e pehashit variojnë nga 0 në 14.

Pehashi i ujit është 7 ose neutral.

Çdo vlerë nën këtë shifër ose mbi të konsiderohet acidike ose alkaline.

Zona të caktuara në trup kanë pehash të ndryshëm.

Në sistemin tretës, vlera e pehashit shkon nga ekstremisht acidike në alkaline.

Niveli i pehashit në gjak duhet të jetë alkalin, pra në nivelet e 7.35 në 7.45.

Luhatjet e tepërta në pehashit në trup kanë ndikim të fortë e drastik në proceset metabolike.

A Janë Të Dëmshme Ushqimet Me Aciditet Të Lartë ?

Disa studime shkencore, tek të cilat bazohet AgroWeb.org pretendojnë se regjimet ushqimore me aciditet të lartë janë të dëmshme për shëndetin.

Sipas këtyre studimeve, ushqimet që metabolizohen në trup lënë mbetje kimike të cilat kur kombinohen me lëngjet e trupave mund të formojnë aciditet ose alkaline.

Ushqimet që përmbajnë substanca që formojnë acide e ulin pehashin në gjak, duke e detyruar trupin të përthithë mineralet alkaline siç është kalçiumi nga kockat dhe nxjerrjen e tyre nëpërmjet urinës.

Shkencëtarët thonë se konsumi afatgjatë i ushqimeve që formojnë acide shkakton humbje të dendësisë minerale në kocka.

Ushqimet Që Përmbajnë Substanca Acid-formuese?

Ushqimet që përmbajnë substanca të tilla janë mishrat, drithërat jocilësorë, produktet jo të mira të bulmetit, fasulet e paziera mirë, pijet e gazuara, kafeja, alkoli, duhani dhe kripa e përpunuar.

Frutat dhe perimet nga ana tjetër rrisin nivelin e alkalines dhe parandalojnë efektet negative të aciditetit të lartë.

Përse Duhen Shmangur Ushqimet Me Aciditet Të Lartë?

Këto ushqime shkaktojnë ose përkeqësojnë problemet në sistemin tretës.

Ato nxisin urthin, por edhe probleme të tjera më madhore në këtë sistem.

AgroWeb.org ju kujton ushqimet acidike dhe ato me yndyrna që shkaktojnë probleme në sistemin tretës janë të skuqurat, yndyra e tepërt dhe mishi me dhjamë.

Por edhe konsumi i ekzagjeruar i agrumeve dhe domateve, në rastet kur konsumoni mbi 10 copë menjëherë mund të arrijë të rrisë aciditetin e stomakut.

Shkencëtarët janë të mendimit se pehashi i gjakut nuk mund të ndikohet nga regjimi ushqimor.

Megjithatë, ky i fundit duhet të jetë i balancuar në të mirë të të gjithë organizmit dhe jo vetëm të gjakut./AgroWeb.org

Për Shëndetin e Stomakut – Ushqimet më të Mira dhe më të Rënda Acidike

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook