Festivali i Këngës zhvillohet për herë të parë edhe në Kosovë, këta janë artistët pjesëmarrës!

Për herë të parë, këtë vit mbahet në Kosovë Festivali i Këngës në RTK, një traditë që në Shqipëri organizohet prej dekadash tashmë, ndërsa edicioni i parë i këtij eventi përtej kufirit është prezantuar nga Adi Krasta, së bashku me Besim Dinën.

Sigurisht, ethet e garës nuk janë aq të vrullshme sa për Festivalin e Këngës në RTSH, duke qenë se fituesi i këtushëm përfaqëson edhe Shqipërinë në Eurovizion, megjithatë sipas organizatorëve atje, mbajtja e festivalit bëhet me qëllimin që të promovojë muzikën dhe kulturën e Kosovës në një nivel ndërkombëtar dhe pse jo, së shpejti edhe Kosova të ketë përfaqëuesin e tij në Eurosong.

Festivali, që nisi mbrëmjen e djeshme, sic e do tradita do zhvillohet në 3 netë, 26-28 tetor dhe ka një juri mjaft cilësore, me emra si të njohur nga të dyja anët e kufirit si: Alma Bektashi, Adi Hila, Alban Nimani, Zake Prelvukaj dhe Ulja Sjostrom.

Sa i takon konkurrentëve, janë 18 e sërish ka emra të njohur në Shqipëri e Kosovë, por edhe mjaft artistë të rinj:

“Shumë herë më nervozojnë” – Agron Hajdari/InorgA

“Dukat” – Arbana Zahiti

“Ajo” – Albin Nikprelaj

“Një zemër për dy” – Angus Dei

“Emri grua” – Ariela Krasniqi

“Çmimi i dashurisë” – Auron Deva

“Merr” – Ermal Demiri

“Oj Kosovë” – Arbër Salihu

“Heroi im” – Neki Emra

“Vetes” – Vjosa Shehu

“Sekreti i tij” – Teuta Statovci

“Trenat” – Klea Dina

“Po ju rrëfehem” – Mentor Mripa

“Mendoj ku je” – Saranda Alija

“Shqip” – Franc Koruni

“Pa ty s’më rrihet” – Hilmi Obertinca

“Marrëzi” – Nita Latifi

“Ëndrrat s’kanë faj” – Urban Band

Sigurisht, në netët e Festivalit, do të ketë edhe performanca nga artistë më në zë të momentit, si kjo e Dafinës mbrëmjen e djeshme:

Festivali i Këngës zhvillohet për herë të parë edhe në Kosovë, këta janë artistët pjesëmarrës!

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook