Arbana Osmani largohet nga Top Channel? Reagon për herë të parë Xhemi Shehu

Xhemi Shehu, mikeshë e ngushtë me Arbana Osmanin ka reaguar pas lajmeve që përfiliten lart e poshtë se kjo e fundit nuk do të moderojë Big Brother Vip këtë edicion.

Në një postim në Vip Magazine, një ndjekës ka sugjeruar pikërisht Xhemi Shehun për të zënë vendin e Arbanës në BBV 3.

LEXO EDHE:

Arbana Osmani largohet nga Top-i? Reagon moderatorja dhe thotë “fjalën” e saj

Kjo e fundit i është përgjigjur duke thënë se nuk do e bëntë dot edhe sikur t’ia propozonin për ta drejtuar këtë format.

Deri më tani janë disa emra që përfliten për të zëvendësuar Arbanën e cila tashmë pritet të vijë në treg edhe si sipërmarrëse me restorantin e saj në kryeqytet.

Megjithatë vetë Arbana ka deklaruar vitin e kaluar se ka marrë garanci nga CEO i Top Channel, Lori Hoxha se asnjë edicion i Big Brother Vip nuk do të bëhet pa atë moderatore.

Të njëjtat zëra u përhapën edhe një vit më parë, pikërisht se Arbana do të largohej nga Top Channel, por e gjitha rezultoi një fushatë e mirë për programin duke mbajtur publikun të mbërthyer deri në momentin e fundit. /Vip-Magazine.al/

Arbana Osmani largohet nga Top Channel? Reagon për herë të parë Xhemi Shehu

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook