Mister për orët e fundit para vdekjes së Matthew Perry, policia heton edhe pistën e grabitjes dhe të vrasjes

Aktori i serialit “Friends”, Matthew Perry ishte i vdekur kur ambulanca mbërriti në shtëpinë e tij, pasi ndihmësi i kishte nxjerrë kokën nga uji duke u përpjekur ta shpëtonte.

Pavarësisht se u mbyt të shtunën në xhakuzin e vilës së tij Pacific Palisades, misteri vazhdon ende rreth orëve të fundit të jetës së Chandler-it pasi po hetohen edhe pistat e grabitjes dhe vrasjes.

Policia, duke pasur parasysh faktin se Matthew ishte një personazh i famshëm ka hapur një hetim paraprak për vrasje dhe grabitje, megjithëse nuk u zbuluan asnjë thyerje apo shenja dhune në trupin e tij.

Fjala tani shkon te ekspertët. Tani do të duhen javë, nëse jo muaj, për të rindërtuar atë që ndodhi në një periudhë të shkurtër kohe, në të cilën aktori ishte i vetëm në shtëpi.

Dyshimet ekzistojnë për një atak në zemër, efektin e barnave që mund ta kenë bërë të humbiste vetëdijen, apo një defekt në furnizimin me energji elektrike të vaskës. Perry kishte dërguar asistentin për të kryer disa detyra dhe në kohën kur ai u kthye ishte tepër vonë.

“Nuk qëndroi në ujë për shumë kohë”, thanë burimet për TMZ, një fakt që shton më shumë pikëpyetjet rreth një tragjedie.

Matthew jetonte vetëm, pasi me partneren e tij të fundit Molly Hurwitz, marrëdhënia që nisi në vitin 2018, kur ai ishte rishfaqur pasi kishte hedhur pas problemet e tij të mëdha shëndetësore, ishte prishur në vitin 2021.

Mister për orët e fundit para vdekjes së Matthew Perry, policia heton edhe pistën e grabitjes dhe të vrasjes

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook