Këngëtari i njohur Ledri Vula dhe partnerja e tij Sara Hoxha prej kohësh janë në qendër të vëmëndjes së medias rozë për shkak të aludimeve se marrëdhënia e tyre është në krizë.
Influencerja nuk u shoqërua nga artisti në ditën e saj më të rëndësishme teksa mori pjesë në premierën e filmit “Në Kuadër të Dashurisë” ku ajo luan duke parakaluar në tapetin e kuq e vetme.
Nga ana tjetër ndryshe nga nënë e tij, Xheraldina, këngëtari nuk e mbështeti Sarën as përmes një postimi në rrjetet sociale.
Ky veprimi Ledrit nxiti aludimet e publikut se dyshja janë drejt ndarjes, mirëpo pavarësisht se çifti nuk ka reaguar mesa duket lajmet nuk janë aspak të vërteta.
Të pakta kanë qenë edhe fotot që kohët e fundit dyshja kanë publikuar me njëri-tjetrin, ndonëse artisti me përjashtim të njërës i ka fshirë të gjitha foto së bashku në llogarinë e tij në Instagram.
Mirëpos së fundmi ka qarkulluar një foto e dyshes ku thuhet se janë fotografuar së bashku mbrëmjen e djeshme në Prishtinë.
Vip Magazine bëri disa kërkime në rrjet. Rezulton se çifti e ka postuar vetë një foto të ngjashme disa muaj më parë ku shfaqen me të njëjtën veshje.