Akordi me Italinë për kampin e refugjatëve/ “Turqia mori 11 mld euro”, Jonila Godole: Shqipëria pa përfitim zyrtar, duket sikur dikush përfiton fshehurazi

Pedagogia Jonila Godole, ka komentuar marrëveshjen e firmosur sot mes Shqipërisë dhe Italisë, sipas të cilës mbi 30 mijë emigrantë ilegale do të strehohen në vendin tonë.

Godole u shpreh skeptike lidhur me marrëveshjen, sipas së cilës nuk ka një benefit të drejtpërdrejtë për Shqipërinë, duke e krahasuar me rastin e Turqisë, e cila ka marrë nga viti 2011, 11 miliardë euro për mbajtjen e refugjatëve.

Ajo shtoi se kur flitet për një marrëveshje përfitimet duhet të jenë dypalëshe, përkundrazi “duket sikur dikush tjetër përfiton në emër të Shqipërisë në mënyrë jo transparente ose nëpërmjet një qoke”.

Sipas saj marrëveshje të tilla duhet të diskutohen në Parlament dhe të bëhen transparente për qytetarët.

Reagimi i plotë:

Nga viti 2011 deri me sot, Turqia ka marre 11 miliarde Euro nga Bashkimi Europian per mbajtjen e refugjateve aty, ne menyre qe ata te mos futeshin ne Europe (njoftim i Komisionit Europian me 27.9.2023).
– Po Shqiperia cfare perfitimi ka konkretisht nga marreveshja me Italine, apo eshte kjo nje marreveshje personale e kryeministrit Rama?
– Me ke e diskutoi zoti Rama kete vendim perpara se ta merrte?
– U konsultua dhe me opoziten per kete vendim?
– Perse zgjodhi portin e Shengjinit, dhe jo, bie fjala, te Durresit ose te Vlores?
– Mbi cilat kritere objektive u be perzgjedhja e vendit ku do strehohen refugjatet?
– Si do demshperblehet Shengjini per humbjet e mundshme ekonomike te turizmit nga kampi i refugjateve? Dhe kush do ta demshperbleje? BE-ja, Italia, apo taksapaguesit shqiptare?
Kur flitet per nje marreveshje, perfitimet duhet te jene dypaleshe. Neqoftese Italia / BE perfitojne, por Shqiperia nuk ka perfitim te shprehur zyrtarisht, atehere dikush tjeter duket sikur perfiton ne emer te Shqiperise ne menyre jo transparente ose nepermjet nje qoke.
Marreveshje te tilla duhet te diskutohen ne Parlament, dhe duhet te behen transparente per qytetaret. Perndryshe ato lene nje shije te hidhur.

Arena e Lajmit

Akordi me Italinë për kampin e refugjatëve/ “Turqia mori 11 mld euro”, Jonila Godole: Shqipëria pa përfitim zyrtar, duket sikur dikush përfiton fshehurazi

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook