Deputetja e Partisë Demokratike, Dhurata Çupi ka reaguar në lidhje me mbajtjen e komisioneve parlamentare online.
Ajo përmes një mesazhi në Facebook theksoi se në këtë rast është shkelje.
“Rregullorja e Kuvendit përcakton se komisionet parlamentare i zhvillojnë mbledhjet online vetëm në rastet e masave të jashtëzakonshme, përkatësisht gjendjes së luftës, gjendjes së jashtëzakonshme apo fatkeqësisë natyrore (neni a/5). Zhvillimi i mbledhjeve online vendoset me mirëkuptim nga Konferenca e Kryetarëve (neni 6).
Megjithëse, fatmirësisht Shqipëria nuk është në asnjë prej rasteve të masave të jashtëzakonshme, mazhoranca socialiste, në shkelje flagrante të Rregullores së Kuvendit dhe pa vendim të Konferencës së Kryetarëve, ka vendosur zhvillimin e mbledhjeve të komisioneve parlamentare online, me qëllim të vetëm shuarjen e zërit të opozitës në Parlament.”, -shkruan Çupi.
()