Garda i mbylli derën, por ata hynë nga dritarja, Salianji tregon lëvizjet e opozitës sot te Kryesia: Akt simbolik për të treguar se…

Deputeti Ervin Salianji ka sqaruar për News24 situatën e pazakontë që ndodhi para kryesisë së Kuvendit. Ndërsa u ndaluan nga Garda për t’u futur në zyrat e Kryesisë për mbledhjen e grupit, deputetët e opozitës u futën nga dritaret.

Ai tha se ky ishte një akst simbolik për të treguar se nëse ka vullnet asgjë nuk ndalohet. Por po ashtu, për të treguar “banalitetin e agresionit të qeverisë’, që sipas tij detyron deputetët që të futen nga dritaret për të shkuar në punë.

“Ishte akt simbolik për të treguar se nëse ka vullnet, asgjë nuk ndalohet, por dhe për të treguar banalitetin e agresionit që bën qeveria me gardën që për të shkuar në vendin e punës deputetëve u duhet të hyjnë nga dritaret. Ndodhi ndonjë gjë? Patë gjë ju? S’ka sens të ndalohet deputeti. Ishte një show i PS që të tregonte se ka forcë”, tha Salianji.

Arena e Lajmit

Garda i mbylli derën, por ata hynë nga dritarja, Salianji tregon lëvizjet e opozitës sot te Kryesia: Akt simbolik për të treguar se…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook