Kryeministri Edi Rama po zhvillon një vizitë në Itali, ku është takuar me kryeministren Giorgia Meloni, ku është pritur në një ceremoni zyrtare.
Rama është shoqëruar nga ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi dhe ministri i Brendshëm Taulant Balla.
‘Romë, Palazzo Chigi – Me kryeministren e Republikës së Italisë, Giorgia Meloni!’, shkuan Rama në një postim në rrjetin social Facebook.
Sakaq mësohet se pas takimit, të dy kryeministrat do të kenë një komunikim për mediat.
()