Milan pret PSG në shtëpi të martën, në ndeshjen e Champions League. Para këtij takimi, ka dalë para mediave, trajneri i kuqezinjve, Stefano Pioli.
“Ne presim një kundërshtar agresiv. Do të duhet të jemi një ekip shumë kompakt, i fortë edhe mendërisht, duke e ditur se mund të rrezikojmë.
Ndeshja e kaluar – Në pjesën e parë luajtëm një lojë të mirë dhe ishte një ndeshje e ekuilibruar.
Gjithashtu arritëm të rikthejmë mbajtjen e topit. Duhet të kemi nivel cilësie dhe vëmendjen e duhur për 95 minuta. PSG mund të krijojë rreziqe në çdo moment.
Mesazhi për tifozët? Tifozët me të drejtë u zhgënjyen sepse e dinë se çfarë lloj skuadre jemi dhe çfarë loje duam të luajmë. Në ndeshjen e fundit nuk ia dolëm. Të gjithë presim një test krejtësisht të ndryshëm” – Tha ai.
(J.S/)