Trajneri i Vllaznisë pas humbjes: Luftojmë për kreun, do të rikthehemi të fortë

Trajneri i Vllaznisë, Qatip Osmani analizoi humbjen 4-1 me Partizanin.

“Lojtarëve nuk u thashë asgjë pas ndeshjes thjesht debatuam për golat që i pësuam. Mendoj se momenti vendimtar i ndeshjes ishin golat në fundin e pjesës së parë. Me fillimin e të dytës përsëri pësuam. Përsa i përket ndeshjes në fazën difensive ishim gjithmonë në kohëvonesë. Topin e luanim ngadalë me pasime të pasakta. Nuk krijuam raste për shkak të këtyre që përmenda”, u shpreh tekniku i Vllaznisë.

-Çfarë i mungon kësaj Vllaznia dhe a ka shanse për tu riparuar?

“Mendoj se ka shanse. Në humbjen e sotme, lëndimet e bëjnë të veten. Ndryshimi i trajnerit gjithashtu ndikoi në këtë ndeshje. Por gjithsesi besoj se Vllaznia do të luftojë për kreun e tabelës”.

-Po i kthehen Vllaznisë problemet në mbrojtje. Ishin jashtë fokusit nga ju apo i konstatuat me vonesë?

“Nëse shohim ndeshjen me Erzenin në mbrojtje ne nuk bëmë shumë gabime. Ne na mungoi pasimi i fundit kur do të finalizohei aksioni. Në minutën e 55’ ndryshova që të jemi më të stabilizuar në mbrojtje dhe të ishim më shumë lojtarë në finalizimin e aksionit”.

-Koha është e pakët. Çfarë gjendje është Vllaznia pas kësaj ndeshje dhe ku pret të jetë me ardhjen tuaj?

“Jo vetëm pas kësaj ndeshje, por edhe pas asaj me Erzenin ishin të mërzitur. Tashmë presim ndeshjen me Laçin. Ka të bëjë dhe ana psikologjike” – Tha ai.

(J.S/)

Arena e Lajmit

Trajneri i Vllaznisë pas humbjes: Luftojmë për kreun, do të rikthehemi të fortë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook