Krye i Partisë së Lirisë, Ilir Meta tha se partia që drejton mbështet aksionet e opozitës në Kuvendin e Shqipërisë, ndërsa akuzon mazhorancës se është shkaktare e krizës. Gjatë një konference për shtyp, ai thekson se mazhoranca nuk mund të emërojë anëtarët e komisionit të reformës zgjedhore.
Meta: Së pari, ju e keni parë se përgjegjëse e kësaj krize e bllokimit pothuajse total të Kuvendit si një institucion demokratik është vetëm drejtimi i telekomanduar nga kryeministri i shumicës parlamentare. Së dyti, Partia e Lirisë qëndron e vendosur për të rivendosur të drejtat kushtetuese të opozitës dhe në mënyrë të veçantë sa i takon komisioneve hetimore, sa i takon përfaqësimit të duhur të opozitës në komisionin e reformës zgjedhore dhe jo ato që komandohen nga kryeministri dhe së treti sa i takon zhbllokimit të të gjitha iniciativave ligjore që bllokohen nga mazhoranca. Të gjitha këto janë thelbësore për të kthyer Parlamentin në normalitet dhe Partia e Lirisë është e vendosur dhe qëndron së bashku me kolegët e opozitës.