“Armëpushim urgjent”, lufta në Rripin e Gazës, Rama: T’i jepet fund këtij konflikti para se të dalë jashtë kontrollit

Kryeu i qeverisë  Edi Rama ka deklaruar se është thelbësore që t’i jepet fund luftës në Rripin e Gazës përpara se ky konflikt të dalë jashtë kontrollit. Në një postim në rrjetin e tij social ‘X’, Rama shkruan se Shqipëria mbështet thirrjen e Biden për një armëpushim urgjent.

Rama bën edhe njëherë të qartë se në këtë luftë janë në krahun e Izraelit, ndërsa shpreh shqetësimin për vuajtjen e civilëve dhe shkatërrimit në Gaza.

Sipas tij, në këmbim të armëpushimit, Liga Arabe dhe Turqia duhet sigurojnë lirimin e pengjeve nga Hamasi, ndërsa bën me dije se së shpejti do të jetë në Paris për të diskutuar me liderët botëror në Forumin e Paqes për rivendosjen e paqes në Lindjen e Mesme.

“Ndërsa qëndrojmë me vendosmëri me Izraelin kundër Hamasit, ne jemi gjithashtu shumë të shqetësuar për vuajtjet e civilëve dhe shkatërrimin në Gaza. Është thelbësore t’i jepet fund këtij konflikti përpara se ai të përshkallëzohet më tej dhe të dalë jashtë kontrollit. Shqipëria mbështet thirrjen e Presidentit Biden për një pauzë humanitare në armiqësitë. Në këmbim të një armëpushimi të menjëhershëm, Liga Arabe dhe Turqia duhet të sigurojnë lirimin e pakushtëzuar dhe të sigurt të të gjithë pengjeve të mbajtura nga Hamasi. Pas krimeve të tmerrshme të kryera më 7 tetor, nuk mund të ketë të ardhme politike për Hamasin. Sipas një mandati të OKB-së, një forcë ndërkombëtare e udhëhequr nga Liga Arabe mund të marrë përkohësisht kontrollin e Gazës, duke lehtësuar një kalim të përgjegjësive qeverisëse nga Hamasi te Autoriteti Palestinez. Së shpejti do të bashkohem me liderët e tjerë botërorë në Forumin e Paqes në Paris, ku do të diskutojmë mënyrat për rivendosjen e paqes në Lindjen e Mesme”, shkruan Rama.

Arena e Lajmit

“Armëpushim urgjent”, lufta në Rripin e Gazës, Rama: T’i jepet fund këtij konflikti para se të dalë jashtë kontrollit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook