Deputetët e opozitës bllokuan komisionet, Flutura Açka flet për një puç të ri fashist: Nuk jam notere e ‘marrëveshjes së karrigeve’

Kryetarja e Komisionit të Edukimit dhe Medias, Flutura Açka teksa komenton zhvillimet e sotme në Kryesinë e Kuvendit, ku sërish deputetët e opozitës bllokuan mbledhjet, flet për një puç të ri fashist.

Mes ironisë Açka thekson se nuk është notere e ‘marrëveshjes së karrigeve’, ndërsa shton se dera e sallës së komisionit u bllokua me karrige rebelistësh.

REAGIMI I AÇKËS
Unë nuk jam Notere e “Marrëveshjes së Karrigeve”, por Kryetare e Komisionit për Edukim, znj. Kushi!
Puç i RI fashist në mbledhjen e Komisionit Parlamentar për Edukim dhe Mjetet e Informimit Publik. Kinse, dera e sallës së komisionit u bllokua me karrige rebelistësh 🪑🙃
Asnjë përqarje ankuese nuk e përligj mbledhjen online të Komisionit Parlamentar për Edukim dhe Mjetet e Informimit Publik, të paracaktuar për të filluar sot në orën 13.00.
Skenari ka qenë i parapërgatitur (mes palëve në interes) qysh mbrëmë. Unë duhet vetëm të vija firmën, t’ua legjitimoja “Marrëveshjen e Karrigeve”.
Ja ora kur jam njoftuar për skenarin e parapërgatitur.
Sot, ora: 11.47
Nga e dinin këta mbrëmë se ç’do të ndodhte sot?! Qëllimi ka qenë i qartë: Kalimi online, pa debat, pa shpjegimet publike për dështimet, pa përfshirë zërin e Opozitës në Projekt-buxhetin e vitit 2024.
Unë e denoncoj publikisht këtë marrëveshje djallëzore kundër mirëqenies së shqiptarëve.

Arena e Lajmit

Deputetët e opozitës bllokuan komisionet, Flutura Açka flet për një puç të ri fashist: Nuk jam notere e ‘marrëveshjes së karrigeve’

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook