Dhuna në kopshtin privat/ “Ministrja ndjek Ramën me stekë bilardo”, deputetja e PD: Dënim maksimal për secilin kriminel

Deputetja e PD-së, Ina Zhupa ka reaguar në lidhje me ngjarjen e rëndë që ndodhi në një kopsht privat ku u dhunua barbarisht një vajzë 3-vjeçare.

Në një mesazh në ‘Facebook’ Zhupa theksoi se duhet dënim makimal për secilin fajtor në këtë ngjarje. Ajo theksoi se ‘Si nënë jam e tmerruar, si ligjvënëse jam e turpëruar që nuk bëmë dot diçka para.’.

REAGIMI I ZHUPËS

Krimi i trefishtë dhe dënimet maksimale për secilin kriminel, për ngjarjen e rëndë në kopshtin Stinët!
Si nënë jam e tmerruar, si ligjvënëse jam e turpëruar që nuk bëmë dot dicka para.
Krimi i parë është bërë nga një “edukatore” kriminele që ka plagosur me vetëdije, me akte dhune një fëmijë 3 vjeç! A ishte kjo e certifikuar për edukatore? A kishte bashkë-edukatore?!
Krimi i dytë është fshehje dhe me shumë mundësi korruptimi i organeve përgjegjëse për mos daljen në pah dhe mos dënimin e krimit. Të gjithë duhet shkojnë para drejtësisë, bashkë me kriminelen e parë. Duke u nisur që nga pronari i këtij biznesi të palincensuar dhe pa siguri dhe standarde. Ka fshehje nga policia, nga mjekësia ligjore, nga drejtoresha, të gjithë para ligjit.
Krimi i tretë është shtetëror, krimi atyre inspektoriate të ministrisë arsimit që lajnë duart me krimin duke thënë ishte i palicensuar. Po ju cfare detyre keni? Si e monitoroni territorin?
Para nje viti një 3 vjecar në Fier vdiq nga varësja e xhupit. Pas asaj ngjarje që thatë ndodhi nga një kopsht i palicensuar dhe niset punën medemek që mos kishte më kopshte palincesuar që ushtronin aktivitet. Si nuk e patë mes Tirane? Si nuk e patë kur shpallte reklamën në instagram dhe kudo? Ju duhet dënoheni si kriminel, për shpërdorim detyre, për bashkë fajtore në dhunë, me në krye ministren që e ka mendjen të ndjeki Ramën me stekë bilardo në dorë sesa të kryej funksionet e saj.
()

Arena e Lajmit

Dhuna në kopshtin privat/ “Ministrja ndjek Ramën me stekë bilardo”, deputetja e PD: Dënim maksimal për secilin kriminel

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook