INTERVISTA/ “Zero presion te Tirana”, Abazaj bën autokritikë: Mbaj përgjegjësi, është thjesht një moment “Jo”, jemi për titull (VIDEO)

Tirana po kalon një periudhë të vështirë, teksa në 5 ndeshjet e fundit, ekipi ia ka dalë të fitojë vetëm në njërën prej tyre. Lojtari i bardhebluve, Kristal Abazaj, në një intervistë ekskluzive për Sport News në News 24, në emisionin e drejtuar nga Trevisa Tufa, u shpreh se ky është thjeshtë një moment jo i mirë dhe se rezultatet do të vijnë. Abazaj, ndër të tjera, theksoi se problemi nuk është te një apo dy lojtarë, por tek të gjithë.

 

 

Abazaj, tetë pikë larg kreut, a janë shumë? Pse kjo rënie e papritur?

Siç e keni parë, kjo është një periudhë e vështirë. Cilësitë e lojtarëve dihen. Me lojtarët që kemi ne, nuk na përshtatet kjo rënditje. Duhet të qëndrojmë të gjithë bashkë dhe besoj se do dalim nga kjo situatë.

A ndihet presioni në dhomat e zhveshjes? A ka presion tani te Tirana?

Faleminderit stafit dhe Presidentit, presion nuk ka patur. Kur është jo, është jo. Besoj është diçka momentale, pra do kalojë. Nuk kemi patur presion. Presioni ka qenë zero. Është një situatë “Jo”. Është thjeshtë diçka momentale.

Shpesh thuhet që skema e re të lejon edhe të gabosh deri në një farë mase, sa ka ndikuar kjo te Tirana?

Duke parë sesi e nisëm fazën përgatitore dhe si luajtëm në Europë, pastaj pësuam një rënie. Final Four? Kjo nuk është arsyeja përse jemi në këtë situatë. As nuk na ul, as nuk na ngrit. Ne nuk jemi ekipi i parë që po kalon këtë periudhë. Edhe ekipe të tjera e kanë kaluar këtë periudhë.

Dakord, por skema është e njëjtë edhe për Egnatian edhe për Partizanin, çfarë ka Partizani më shumë, apo Egnatia?

Ato mund të kenë momentin më të mirë se ne. Çdo ekip, edhe më i vogli, ndaj nesh po japin 200%. Ata janë të motivuar ndaj nesh, më shumë se ndaj skuadrave të tjera.

Abazaj, a ka ndikuar ndryshimi i trajnerit te rendimenti i ekipit këtë periudhë?

Nuk mendoj se ka ndikuar. Trajneri Ahmataj kështu e gjeti ekipin. Unë mendoj se të gjithë duhet të marrin përgjegjësinë, përfshirë këtu edhe veten time. Nuk besoj se ka stafi apo dikush tjetër dorë. Thjeshtë është diçka që nuk e besoj.

Po ju, lojtarët, a ndjeni përgjegjësi për këtë moment, ke një mesazh për tifozët Abazaj, janë të shqetësuar me të drejtë…

Pritet shumë. Tifozët kanë të drejtë pasi presin shumë.

Në letër duket mbrojtja problemi më i madh, 17 gola të pësuar në 12 javë, në këndvështrimin tënd, ku është problemi kryesor?

Nuk mund të them se është mbrojtja. Nuk është aty problemi. Gjithçka fillon që nga sulmi, mesfusha, e duke shkuar deri te portieri. Ky është problemi i të gjithëve.

Pse po vonon kaq shumë goli, dukeni larg portës Abazaj, po sakrifikoni shumë për të marrë topin, apo ështe çështje skeme?

Këtë periudhë e kam kaluar edhe në Turqi dhe te Kukësi. Edhe unë jam nën nivelin tim. Ky nuk është justifikim.

E bëj këtë pyetje, jo vetëm për ty, por Tirana ka një sulm të frikshëm me lojtar si ju, Kaina, Latifi, Hasani, por dhe mesfushor shumë ofensiv…

Ekipi ka shumë cilësi, ka shumë emra. Është pak e ndërlikuar, pasi ky është moment jo. Ndeshjen mund ta zgjidhë secili nga ne. Gjithçka do të zgjidhet me kohën.

Pavarësisht problemeve, Ahmataj nuk dorëzohet Abazaj, Tirana është për titull u shpreh pas ndeshjes me Skënderbeun, ju si mendoni është ky ekip për titull këtë sezon?

Ne e kemi treguar që jem për titull, kemi lojtarë për titull.  Ne kemi në grup lojtarë që kanë fituar titull. Trajneri përpiqet që të na motivojë sa më shumë, pasi i di cilësitë tona.

Ndërkohë këtë javë luani kundër Kukësit. A është kjo ndeshja e duhur për të kthyer te rezultatet pozitive?

Shpresojmë që të jetë kjo ndeshje kur ne të dalim te kjo situatë. Unë besoj se kjo do të ndodhë sa më shpejt. Nuk ka ndeshje të lehta. Edhe kundërshtarët po kuptojnë situatën tonë dhe po japin 300% nga vetja.

(J.S/)

Arena e Lajmit

INTERVISTA/ “Zero presion te Tirana”, Abazaj bën autokritikë: Mbaj përgjegjësi, është thjesht një moment “Jo”, jemi për titull (VIDEO)

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook