Deputetja e PS, Blerina Gjylameti është përplasur fizikisht me demokratët tek Komisioni i Shëndetësisë, pasi këta të fundit kanë tentuar që të mos e lejojnë të futet në sallë.
Siç shihet nga pamjet, Gjylameti i ka shtyrë deputetët që kishin penguar derën dhe më pas është futur në mbledhje.
“Te lutem mos me prek me dorë”, i drejtohet ajo deputetin të PD Isuf Çela.
“Si kamikaze! Je dhe grua, nuk bën gruaja kështu”, dëgjohet duke iu drejtuar një deputete e opozitës, Blerina Gjylametit.