Marrëveshja me Italinë për refugjatët, kryebashkiaku i Lezhës ironizon PD-në: Raca e bardhë ariane ka hallin e zezakëve nga Afrika

Mes zhurmës që shkaktoi marrëveshja e djeshme mes Shqipërisë dhe Italisë, për ngritjen e një kampi për emigrantët ne Shëngjin, vjen një reagim nga kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu. Ai thotë se Lezhë, ashtu siç priti afganët do të presë edhe shtetasit e tjera nga Afrika, sipas marrëveshjes së kornizuara me Italinë.

Më tej, i pari i Lezhës, nuk kurseu ironitë për opozitën, të cilës i kujtoi veprimet e fundit të saj para kryesisë së Kuvendit duke hipur nëpër kangjella.

“Po lexoj qe raca e bardhe ariane e shtate PD-ve pa vule, po ama akoma me nam e me nishan, ka hallin e zezakeve nga Afrika qe do pushtojnë kalanë e Lezhës dhe pastaj do marrin pushtetin ne Shqiperi!Dua t’iu them qe e para mos i qaje kush hallin Lezhës sepse priti 4000 afgane dhe nuk u prek nje fije bari, përkundrazi kush punoi për trajtimin e mire te tyre beri leke nga puna. E dyta mos u merrni me ngjyren e lëkurës se te tjereve po shikoni me mire ziftin e zullumeve qe ju kane bere te pavotushem. E fundit, ne nje pike keni te drejte: Edhe ata qe do vijne ne Lezhe nga Afrika përmes Italisë kane me shume shanse ta marrin pushtetin ne Shqipëri se sa ju! Ketu as une s’kam argument kunder, keshtu qe kujdes mos grisni edhe pantallonat kur kacavirreni neper penxheret e Kuvendit siç griset ne shtate copa flamurin e PD-se! Me dashuri nga Lezha mikpritese”, shkruan Ndreu.

()

Arena e Lajmit

Marrëveshja me Italinë për refugjatët, kryebashkiaku i Lezhës ironizon PD-në: Raca e bardhë ariane ka hallin e zezakëve nga Afrika

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook