“Mjafton buxheti për bujqësinë?”, Braçe përplaset me ministrin Mete në Komisionin e Ekonomisë: A nuk është e drejtë ta keni prioritet edhe këtë sektor?

Me debate ka nisur mbledhja online e Komisionit të Ekonomisë dhe Financave, ku deputeti Erion Braçe dhe ministri Ervin Mete, janë përplasur për diskutimet për buxhetin e vitit 2024.

Gjatë fjalës së tij Braçe tha se buxheti i caktuar për bujqësinë duhet të jetë po ashtu me rëndësi dhe të mos lihet mënjanë si sektor.

“Bujqësia dhe ndërtimi janë 2 sektorët kryesorë që do sjellin rritjen ekonomike. Mendoni se mjafton buxheti për bujqësinë për t’u rritur siç e parashikoni, sepse bujqësia është prej 2 vitesh thuajse pa rritje? A nuk është më e drejtë që këtë sektor prioritar t’a ndihmonim me më shumë buxhet?”, tha ai.

Ndërkohë, ministri Mete u shpreh se mbështetja e dhënë për bujqësinë duhet të rishikohet dhe që duhet bërë një ndërhyrje në buxhet në qershor të vitit 2024.

“Ndaj mendimin që mbështetja për bujqësisë duhet të rishikohet për të parë efektivitetin e tyre. Mendoj se duhet të shikohen masat mbështetëse për bujqësinë, dhe forma e mbështetjes duhet të rishikohet, në raport me produktet, me cilësinë që ky sektor të marrë mbështetjen e nevojshme. Ne do të bëjmë një ndërhyrje rishikuese të buxhetit në qershor të vitit 2024 dhe bujqësia do të jetë sektori kryesor i rishikimit”, u shpreh Mete.

Arena e Lajmit

“Mjafton buxheti për bujqësinë?”, Braçe përplaset me ministrin Mete në Komisionin e Ekonomisë: A nuk është e drejtë ta keni prioritet edhe këtë sektor?

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook