“Pas pak ditësh…”, golfistja italiane mahnit ndjekësit me hiret e saj

Golfistja dhe sipërmarrësja siciliane, ish e dashura e Mirko Manolës, vëllait të Diletta Leotta-s, i çmendi ndjekësit e saj. Mbi 900 mijë ndjekësit në Instagram mbetën të mahnitur nga fotot e fundit të elegantes Eleonora Incardona. Lojtarja e golfit ka postuar në rrjetet sociale dy foto që menjëherë kanë mijëra pëlqime dhe komente.

Eleonora, me një pamje që vë në pah format e saj, ishte edhe një nga figurat televizive të Sportitalia dhe ishte në Stamboll për finalen e Interit në Champions League. Tani ajo është një nga imazhet e DAZN Bet Fun. “Për pak ditë do të nisem për një eksperiencë të pabesueshme…Nuk mund t’ju ​​them asgjë për momentin!”, ka shkruar ajo në rrjetet sociale.

Eleonora u bë e famshme kur nisi të luante golf, por më shumë sesa rezultatet e saj në fushë, ajo ra në sy për bukurinë dhe format fizike perfekte. Gjithsesi, të ardhurat nga rrjetet sociale nuk janë primare për të, pasi ajo është një biznesmene e suksesshme.

()

Arena e Lajmit

“Pas pak ditësh…”, golfistja italiane mahnit ndjekësit me hiret e saj

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook