Real Madrid i “lodhur” me Mbappe, mban grupin e bashkuar duke larguar zërat e merkatos

Real Madrid lëshoi një deklaratë mesditën e së shtunës, duke mohuar çdo negociatë me Kylian Mbappé. Klubi i bardhë ka qëndruar në heshtje për një kohë të gjatë përballë lajmeve që e përfshijnë në merkato, por nuk duroi më dhe hodhi poshtë zërat që konsideron se mund ta dëmtojnë dhomën e zhveshjes aktuale të madrilenëve.

Ata mohojnë çdo kontakt me yllin francez dhe sot kanë vendosur t’i japin fund asaj që për drejtuesit e bardhë nuk përputhet me realitetin, siç thonë në deklaratë. Real Madrid dhe asnjë skuadër tjetër nuk mund të negociojë me një lojtar me kontratë aktuale, të paktën derisa të fillojë numërimi mbrapsht i gjashtë muajve të fundit të marrëdhënies së tij me klubin aktual.

Dhe nëse po, ata madje mund të sanksionohen me ndonjë merkato pa nënshkrime të reja. Më tej, marrëdhëniet me PSG-në nuk po kalojnë momentin më të mirë, ndaj dhe deklarata është bërë për të lënë pa argument çdo ankesë të mundshme në FIFA.

E vërteta është se deklaratat e fundit të Real Madridit për çështjen e transferimeve kanë pasur protagonist PSG-në. Gjatë verës së kaluar, deklarata për gjithçka që u tha rreth Mbappe ishte gati të dilte nga “furra”, por në fund nuk e panë si momentin e duhur për ta bërë këtë, diçka që ka ndodhur tani.

Në fakt, po këtë javë, “MARCA” foli për atë që bota e futbollit, e cila u mblodh për “Topin e Artë”, mendonte se do të ishte e ardhmja e Mbappe, ndërsa raportoi se Real Madridi heshti dhe për momentin mbeti anash. E papranueshme është konsideruar në Valdebebas thashathemnaja për shifrat dhe ndikimin e ardhjes së tij të mundshme në dhomat e zhveshjes madrilene. Interesi është kthyer në marrëveshje.

Nëse klubi i bardhë është karakterizuar nga diçka në vitet e fundit, është ta mbajë dhomën e zhveshjes të bashkuar dhe të mos lërë hapësirë për të gjeneruar ankesa krahasuese, sidomos në mes të sezonit.

()

Arena e Lajmit

Real Madrid i “lodhur” me Mbappe, mban grupin e bashkuar duke larguar zërat e merkatos

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook