Seanca për Fredi Belerin/ GJKKO i rrëzon kërkesën për përjashtim të trupës gjykuese, pranohet kërkesa e Prokurorisë për dëshmitarin

GJKKO ka rrëzuar kërkesën e Fredi Belerit për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka si dhe të gjithë trupës gjykuese.

Në seancën e zhvilluar sot për kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës, Gjykata pranoi kërkesën e Prokurorisë që dëshmia e Arsen Ramës të bëhet me dyer të mbyllura.

Ndërkohë dëshmitë e tjera do të mbahen me dyer të hapura. Sipas prokurores Dorina Bejko, Arsen Ramës i është dëmtuar në Vlorë makina e tij dhe e bashkëjetueses dhe se rasti është referuar nga policia e Vlorës.

Arena e Lajmit

Seanca për Fredi Belerin/ GJKKO i rrëzon kërkesën për përjashtim të trupës gjykuese, pranohet kërkesa e Prokurorisë për dëshmitarin

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook