Shqiptari u vra me një plumb në kokë në zdrukthëtari, mister autori dhe arsyet e krimit. Si ndodhi vrasja e “heshtur”

Klaudio Myrtaj u gjet në një pellg gjaku duke vdekur nga një klient i cili kishte shkuar në zdrukthtari. Gruaja ngriti menjëherë alarmin, por plaga në kokë e burrit nuk i dha shpëtim. Ai vdiq pak momente më vonë.

Një ditë pas ngjarjes së rëndë në Vernante në qendër të zonës së Cuneos në Itali, krimi ku mbeti i vdekur 34-vjeçari shqiptari mbulohet me mister. E sigurt është se nuk bëhet fjalë për një aksident në punë por për një vrasje. Plaga që burri mori në kokë është shkaktuar në fakt nga plumbi i një arme të shkrepur nga një distancë e afërt.

Shqiptari, kishte shkuar në Itali pak më shumë se një vit më parë, punonte në tunelin e Tendas dhe duket se është integruar mirë në komunitetin e qytetit të vogël në Val Vermenagna. Herë pas here në kohën e tij të lirë i jepte ndihmë një mjeshtri të moshuar druri në një punishte që ndodhej në një oborr ngjitur me bashkinë. Pikërisht aty ndodhi krimi pasditen e së shtunës. Teksa mjeshtri është larguar për të marrë benzinë, dikush i është afruar 34-vjeçarit dhe e ka qëlluar në kokë.

Në vendngjarje nuk kishte shenja përleshjeje, as dëshmitarë që kishin parë apo dëgjuar diçka, madje as të shtëna. Një klient mbërrin duke gjetur punëtorin e ri në tokë të mbuluar me gjak. Fillimisht menduan se bëhej fjalë për një rënie ose një dëmtim, por stafi i urgjencës e kuptoi menjëherë se ishte një plagë me armë zjarri.

Në atë moment udhëtimi për në spitalin e Cuneos ishte i kotë: pak kohë më pas Myrtaj ndërroi jetë. Karabinierët e Njësisë së Operacioneve të Cuneo dhe Borgo San Dalmazzo u vunë menjëherë në veprim në vendin e krimit, duke sekuestruar magazinën, duke marrë pamjet e regjistruara nga video survejimi dhe duke intervistuar dëshmitarë të mundshëm. Sigurisht që nuk është një vrasje “profesionale”, por ka të gjitha elementet për të menduar një gjest të paramenduar dhe të planifikuar. Dyshime ka edhe për motivin ndërsa asnjë pistë nuk përjashtohet.

Arena e Lajmit

Shqiptari u vra me një plumb në kokë në zdrukthëtari, mister autori dhe arsyet e krimit. Si ndodhi vrasja e “heshtur”

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook