Krye i Partisë Republikane Fatmir Mediu thotë në studion e News 24, se mbështet aksionin opozitar. “Unë jam dakord me kërkesat që ka parashtruar opozita. Kërkesa e parë për ndërtimet e komisioneve hetimore që është një gjë e vlefshme për jetën parlamentare, kërkesa e dytë me komisionin e reformës zgjedhore. Unë jam sot pjesë e komisionit të reformës zgjedhore nga ai votim i famshëm.
Nuk mund ta zgjedh anëtarin Partia Socialiste. Pjesa jonë jemi të zgjedhur nga mazhoranca dhe kjo ndodh për herë të parë dhe e treta është ndarja e problemin se kush është kush në Parlament. Nuk ka kuptim që të bëjmë aritmetikë se kush funksionon që një minorancë të komandojë një mazhorancë brenda opozitës. Çdo deputetë që ka dalë nga zgjedhjet e logos Aleanca për Ndryshim të bashkohen. Edhe zt.Basha është pa diskutim pjesë dhe nëse ka divergjenca për gjëra të tjera të diskutohen brenda opozitës”, thekson ai.
Si zgjidhje, Mediu sheh krijimin e një federate të opozitës. “Kam diskutuar edhe me zt.Duka dhe zt.Dule. Sot është e nevojshme që ne të krijojmë një federatë të opozitës me të gjitha faktorët në Parlament dhe me të gjitha partitë e tjera. Kjo tryezë duhet të ketë një grup koordinimi. Nuk ka pasur kundra por ndonjëherë është ideja që të mos zhvendosim fokusin. Ne kemi detyrime që prej sot dhe deri në zgjedhje se si të organizohemi.
Gjykimi ynë është që të kemi një sistem proporcional kombëtar ku edhe diaspora të jetë pjesë e votimeve. Prandaj duhet edhe konfederata. Ne duhet ta pranojmë që jemi edhe në një lloj ngërçi me faktorët ndërkombëtar dhe që ka të bëjë me individët. Ky bashkim opozitar mund të krijojë një trupë negociatore për të trajtuar probleme të rëndësishme”, theksoi më tej.