Vodhi një shumë parash në një pikë karburanti nën kërcënimin e armës në Lushnjë, arrestohet autori

Lushnjë

Finalizohet operacioni policor i koduar “How it ends”, për zbardhjen e një vjedhjeje të kryer në kërcënimin e armës.

Policia identifikon, kap dhe vë në pranga 31-vjeçarin që hyri i maskuar në një karburant dhe mori një shumë parash, në kërcënimin e armës.

Sekuestrohen arma e gjahut e përdorur nga autori, automjeti me të cilin ai u largua pas ngjarjes, dhe veshjet që kishte gjatë vjedhjes.

Sekuestrohen edhe një sasi lënde e dyshuar narkotike heroinë dhe një peshore elektronike, që u gjetën në banesën e 31-vjeçarit, me precedent të mëparshëm në fushën e narkotikëve.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë, menjëherë pas marrjes së njoftimit për një rast vjedhjeje me armë, në një karburant, kanë organizuar punën në kuadër të operacionit policor të koduar “How it ends”, me qëllim zbardhjen e vjedhjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Si rezultat i veprimeve të shpejta proceduralo-hetimore, me mbështetjen e inteligjencës policore, është zbardhur ky rast vjedhjeje dhe është identifikuar autori i dyshuar, shtetasi F. B., 31 vjeç, banues në Lushnjë.

Në kuadër të operacionit pas disa orësh ndjekjeje nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë në bashkëpunim me shërbimet e Policisë së Elbasanit, u bë e mundur kapja në Elbasan e 31-vjeçarit.

Nga hetimet ka rezultuar se shtetasi F. B., në orët e para të mëngjesit të sotëm, ka hyrë i maskuar në një karburant dhe duke kanosur me armë gjahu, ka marrë një shumë parash (një pjesë të xhiros ditore).

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar arma e gjahut që ka përdorur autori për të kryer vjedhjen, automjeti që kishte marrë me qira, veshjet që ka mbajtur gjatë vjedhjes, një sasi lënde e dyshuar narkotike heroinë dhe një peshore elektronike.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Vjedhja me armë”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Arena e Lajmit

Vodhi një shumë parash në një pikë karburanti nën kërcënimin e armës në Lushnjë, arrestohet autori

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook