Dhunimi i 3-vjeçares në kopshtin privat, Jola Hysa: Fajtore jo vetëm edukatorja, por edhe ministria e Arsimit dhe ajo e Brendshme!

Sekretarja për Marrëdhëniet me publikun e ish-kryeministrit Sali Berisha, Jola Hysaj ka reaguar në lidhje me ngjarjen e rëndë në një kopsht privat, ku një vajzë 3 vjeçe u dhunua, deri në thyerjen e këmbës. Përmes një mesazhi në ‘Facebook’, Hysaj tha 3-vjeçaren nuk e dhunoi vetëm edukatorja, por edhe ministria e Arsimit dhe ministria e Brendshme që nuk regjistroi procedimin penal.

Sula theksoi se historia e këtij vendit tonë të vogël me padrejtësi të mëdha ka treguar se gjithçka harrohet pas tre ditësh.

REAGIMI I HYSËS
Fëmijën tre vjeçar nuk e dhunoi vetëm edukatorja, por pushteti vendor, ministria e Arsimit, Ministria e Brendshme që nuk regjistroi procedimin penal derisa rasti u bë publik, drejtoresha e kopshtit që heshti përballë dhimbjeve të tmerrshme të fëmijës 3-vjeçar për 5 orë, ata që hartojnë ligje, ata që nuk ushtrojnë kontrolle, ata që nuk plotësojnë nevojat e banorëve të Tiranës dhe të gjithë ne që nuk gjejmë aq guxim për të dalë në rrugë e për të protestuar, pasi nesër mund t’i ndodh kujtdo nga ne. Historia e këtij vendit tonë të vogël me padrejtësi të mëdha ka treguar se gjithçka harrohet pas tre ditësh.
Prej kohësh kopshtet dhe çerdhet jo publike kanë dalë jashtë kontrollit në tiranë. Pothuajse në çdo pallat mbin një çerdhe atëherë kur nuk e pret, ndërsa prindërit përpiqen t’ia dalin në këtë kaos, fëmijët bien pre e dhunës barbare, të personave që kanë gjetur një punë, por që janë të paarsimuar, të pa përgjegjshëm dhe që shqetësohen nga fëmijët 3-vjeçarë. Ngjarja e ndodhur të kopshti “Stinët” duhet të shërbejë si kambanë alarmi për të gjitha institucionet që nuk ushtrojnë kontrollet e nevojshme dhe që lejojnë të funksionojnë kopshte pa licensa dhe pa plotësuar asnjë standard.
Sigurisht kjo është pasojë e mungesës së kopshteve publike të cilat nuk arrijnë të plotësojnë nevojat e banorëve të Tiranës për shkak të politikave të gabuara të pushtetit vendor.

Arena e Lajmit

Dhunimi i 3-vjeçares në kopshtin privat, Jola Hysa: Fajtore jo vetëm edukatorja, por edhe ministria e Arsimit dhe ajo e Brendshme!

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook