“Divorc” te Kukësi, lojtari largohet mes falenderimesh nga verilindorët

Era e ndryshimeve te Kukësi ka nisur shumë kohë para se të hapet merkatoja e dimrit. Arbër Basha është largimi i parë nga radhët e Kukësit, lëvizje e cila vjen në kuadër të merkatos së janarit. Ljamin e ka dhënë vetë mesfushori përmes një postimi në profilin e tij në rrjetet sociale. Një larg disi misterioz, pasi nuk jepen shumë sqarime rreth këtij vendimi. ”Falënderoj Fk Kukësi për bashkpunimin!

Falënderoj edhe tifozat kuksianë dhe ju uroj shumë suksese”. Ky është mesazhi i lamtumirës i Arbër Bashës te verilindorët. 25-vjeçari ka qenë disi i pafat te Kukësi, për vetë problemtikën e dëmtimeve që ka kaluar. Në këtë sezon Basha ka luajtur 451 minuta për verilindorët në Superiore, ku ka qenë prezent në 9 takime. Mbetet për të parë se cila do të jetë e ardhmja e mesfushorit, si dhe arsyet pse palët vendosën të marrën këtë vendim për t’u ndarë shumë kohë para hapjes së merkatos së dimrit. PanoramaSport

Arena e Lajmit

“Divorc” te Kukësi, lojtari largohet mes falenderimesh nga verilindorët

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook