Foshnja që u gjet në bodrumin e një pallati në Yzberisht ndodhet në gjendje kritike dhe sipas raportimit të gazetarit Igli Çelmeta për ndodhet në intubim.
Raportohet se foshnja nuk kishte shumë kohë që kishte lindur. Policia ka këqyrur kamerat e sigurisë, të cilat kanë filmuar personin që e ka lënë foshnjën brenda në bodrum të mbështjellë me batanije në një divan të vjetër.
Mësohet po ashtu se kamerat kanë filmuar personin që braktisi foshnjën para se të hynte në bodrumin e pallatit, pasi brenda garazhit nuk ka kamera.