Hajduk Split triumfoi 0-1 ndaj Osijek të Zoran Zekic, në ndeshjen e kampionatit kroat. Goli i vetëm i takimit erdhi në fundin e pjesës së parë. Ishte ish-lojtari i Interit, Marko Livaja shfrytëzoi në maksimum një asist të futbollistit shqiptar, Emir Sahiti.
Sulmuesi 24 vjeçar numëron 14 ndeshje këtë edicion, ku ka realizuar 2 gola dhe ka dhuruar pasin e fundit 2 herë. Kujtojmë që ai ka nisur karrierën te Rabotnicki, në Maqedoninë e Veriut, vend në të cilin luajti 3 sezone.
(J.S/)