VIDEO/ Fitore karakteri e Milanit, kuqezinjtë thyejnë PSG-në, City dhe Leipzig në fazën tjetër të Champions

Champions League luajti sonte disa nga ndeshjet e katërta në grupe. Milan mundi 2-1 PSG në Milano, duke krijuar kështu një lëmsh të vërtetë në grupin (F) e ferrit.

Ndeshja u zhbllokua në minutën e 9-të nga Skriniar, me ish-mbrojtësin e Interit që dërgoi në festë tifozët e ardhur nga Parisi. I menjëhershëm ishte reagimi i kuqezinjve, një lëvizje brilante e Leao-s shtang në vend Donnarummën në minutën e 11-të. Në fillimin e pjesës së dytë, Giroud kompleton përmbysjen e madhe me një gol tipik të tij, me kokë. Mbappe me shokë e patën të vështirë të ccajnë në mbrojtjen vendase, pasi ishte e pozicionuar mirë. Kështu, me këtë rezultat, ekipi i Piolit është në vendi ne 3-të me 5 pikë, një më pak se PSG e vendit të dytë.

Në grupin G, Manchester City është kualifikuar për në fazën tjetër pas suksesit 3-0 me Young Boys (12 pikë). Golat erdhën nga Foden dhe një dopietë e Haaland. Gjithashtu, edhe Leipzig pret biletën si vend i dytë, pasi triumfi 1-2 ndaj Crvena Zvezdën bën që të kenë 9 pikë.

Në grupin E, Atletico konfirmon edhe një herë sezonin e mirë që po bën. Goleadë 6-0 ndaj Celtic në Wanda Metropolitano që djemtë e Simeones të jenë në vendin e parë me 8 pikë. Lazio kaloi 1-0 Feyenoord dhe italianët janë në vendin e dytë me 7 pikë.

Renditja:

Asaaa
Asaaa

Rezultatet:

Milan 2–1 PSG

 

 

 

Atletico Madrid 6–0 Celtic

 

 

Crvena Zvezda 1–2 Leipzig

Porto 2–0 Antwerp

Lazio 1–0 Feyenoord

Manchester City 3–0 Young Boys

(J.S/)

Arena e Lajmit

VIDEO/ Fitore karakteri e Milanit, kuqezinjtë thyejnë PSG-në, City dhe Leipzig në fazën tjetër të Champions

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook