Denver mbetet ekipi më i mirë në NBA në këtë start të sezonit. Kampionët në fuqi mundën 108-105 pretendentët e Golden State, në një sfidë të ekuilibruar dhe me rivalitet deri në fund.
Të gjithë titullarët e Nuggets realizuan mbi 10 pikë, ku diferencën e bëri i zakonshmi Nikola Jokic, autor i 35 pikëve e 13 rebound. Stephen Curry realizoi 23 pikë për Warriors, por që mbetën për statistikë. Denver kryeson në Perëndim i shkëputur nga të tjerët, ndërsa Warriors mbetën në vendin e katërt.
Philadelphia mori kreun e renditjes në Konferencën e Lindjes pas fitores 106-103 ndaj Boston, dy ekipe që synojnë titullin. Porzingis realizoi 29 pikë për Celtics, por që nuk mjaftuan për të evituar humbjen.
Për Philadelphia shkëlqyen Embiid me 27 pikë e 10 rebound si dhe Maxey me 25 pikë. Philadelphia ka vetëm një humbje, ndërsa Boston pëson humbjen e dytë sezonale dhe bie në vendin e dytë.
Fitore e vështirë edhe për pretendentët e Milwaukee, që mundi 120-118 Detroit Pistons, sfidë kupër Bucks u dallua Lillard me 34 pikë. Antetokounmpo realizoi vetëm 15 pikë në këtë sfidë, por ndihmoi ekipin të ngjitet në vendin e tretë në Lindje.
()