Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e ndodhur një ditë më parë në Tiranë, ku një nënë e re lindi dhe braktisi më pas foshnjën e saj në ambientet e një bodrumi pallati në Tiranë.
Gazetari Igli Çelmeta bën me dije për se, pas shoqërimit të nënës në polici disa orë pas ngjarjes, 30-vjeçarja ka deklaruar se e ka braktisur djalin pasi nuk është e martuar dhe familja e saj nuk ka qenë në dijeni të shtatzënisë.
Kujtojmë se fëmija është gjetur nga policia pasi një banor i pallatit e ka dëgjuar duke qarë, dhe më pas është dërguar në spital, ku raportohet se gjendja e tij është tepër e rëndë.