Foli për të në këngën e tij më të re, Sara Hoxha “thumbon” Ledrin

Këngëtari i njohur Ledri Vula së fundi ka publikuar këngën e tij më të re “Paranormal”, në rreshtat e së cilës flet edhe për ish-partneren Sara Hoxha dhe Dafina Zeqirin.

Në videoklipin e këngës, në një moment artosti shihet i veshur me të zeza, ndërsa Sara nuk e ka lënë me kaq.

Teksa postoi në InstaStory një foto e veshur me të zeza, influencerja ka “thumbuar” hapur ish-partnerin duke thënë që e zeza nuk është ngjyra e mërzisë, por poetike.

“E zeza nuk është mërzitshme, është poetike”, ka shkruar Sara krahas fotos.

Ndonëse prej kohësh në rrjet qarkulluan lajme se dyshja i kanë dhënë fund lidhjes së tyre, megjithëse ishte menaxheri i këngëtarit që tregoi se Ledri dhe Sara janë ndarë.

Pas konfirmimit të lajmit së fundi influencerja së bashku me vajzën e tyre, Poem Blu janë larguar nga  Shqipëria.

Publiku filloi të aludojë që marrëdhënia e çiftit është në rizë që pas pjesëmarrjes së Sarës në premierën e filmit “Në Kuadër të Dashurisë”, ku ajo luan një rol dhe parakaloi e vetme ne tapetin e kuq, ndërsa partneri i saj nuk e mbeshteti atë as fizikisht dhe as përmes një postimi në rrjetet sociale.

Megjithatë akoma nuk dihet se çfarë mund të ketë ndodhur që dyshja të përfundojnë lidhjen e tyre disa vjeçare.

Pjesë nga teksti:

“Do po m’vesin kur o dasma,

e do po m’presin kur po dana?

Ku’ ku’ ku’ ku’

Ku po shkon pa mu?!

Tutna ma fut bllok

me ta komentu”, thuhet në këngën e fundit të Ledrit.

Foli për të në këngën e tij më të re, Sara Hoxha “thumbon” Ledrin

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook