Marrëveshja për emigrantët, reagon ambasadori i BE: Duhet të jenë në përputhje me ligjin evropian. Balluku: Do kalojë në Parlament, nuk është përfundimtare

Pas marrëveshjes me Italinë për ngritjen e një kampi emigrantësh në Lezhë, ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Luigi Soreca, tha se marrëveshja duhet t’i përmbahet legjislacionit evropian.

“Ne e kemi marrë tekstin dy ditë më parë dhe E kuptojmë se ky tekst është vetëm një hap i parë. Për momentin është e parakohshme të japim një vlerësim për dokumente që kanë më shumë vlerë politike dhe jo ligjore. Në çdo rast BE dhe vendet anëtare mund të bashkëpunojnë me vendet e tjera duke respektuar legjislacionin e BE”, tha Soreca gjatë konferencës për shtyp me Belinda Ballukun.

Ndërkaq, numri dy i qeverisë thekson se marrëveshja do të kalojë në Parlament dhe nuk është në fazën përfundimtare. “Marrëveshja e firmosur nga kryeministri në Romë ka kaluar në qeveri të gjithë procesin e parashikuar dhe do të shkojë në parlamentin shqiptar për tu ratifikuar. Nuk është marrëveshje e cila ka përfunduar rrugëtimin e saj. Kryeministri ka bërë të qartë dhe askush nuk duhet të shqetësohet as për qëllimin dhe as kornizën juridike të saj pasi respekton të drejtën ndërkombëtare dhe detyrimin e palëve.

Si do të funksionojë prona, kush do ta administrojë dhe sa do të zgjasë. Ne jemi një vend që na ndan 70 milje dhe kur vjen fjala për solidaritet jemi solidar me një vend strategjik dhe të pazëvendësueshëm si shteti Italian. Na vjen keq që merren me ngjyrën e lëkurës së emigrantëve. Është rrugë e gjatë. Do ta shkojë në parlament. Do ta dëgjoni në komisione. Do jetë transparente dhe secili mund ta lexojë” tha zv/kryeministrja Balluku në konferencë për median.

Arena e Lajmit

Marrëveshja për emigrantët, reagon ambasadori i BE: Duhet të jenë në përputhje me ligjin evropian. Balluku: Do kalojë në Parlament, nuk është përfundimtare

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook