Mishi i krijuar në laborator do të përdoret si ushqim për kafshët, kompania çeke merr miratimin!

Kompania çeke “Bene Meat Technologies” bën me dije se është e para në BE që merr miratimin që produktet e saj, të mishit të krijuar në laborator të përdoren si ushqim për kafshët, teksa informon se në vitet në vijim synimi i saj është të rrisë ndjeshëm prodhimin.

Gjatë një interviste për mediat, menaxheri, Roman Kriz tregon se tashmë kompania po planifikon të testojnë sesi kafshët do ta “shijojnë” këtë produkt në laboratorët e saj të vendosur në Pragë. Ai tha se firma përdori qeliza nga kafshë të gjalla të cilat rriten në një enë të njohur si një bioreaktor i ushqyer nga një furnizim me lëndë ushqyese, por nuk dha detaje të mëtejshme.

Një numër i madh kompanish po garojnë globalisht për të zhvilluar mish dhe produkte peshku të kultivuara në laborator, për t’iu përshtatur thirrjeve të konsumatorëve të shqetësuar për çështjet etike dhe ndikimin mjedisor të blegtorisë. Popullsia e botës po rritet dhe bashkë me të, kërkesa globale për mish pule dhe prodhime deti. Në këto kushte disa kompani po shpresojnë të ofrojnë prodhime me bazë mishi të rritur në laborator me të njëjtën shije dhe cilësi si mishi i kafshëve.

Në pamje të parë ky salmon duket sikur është kapur në det, ose rritur në një rezervuar. Në të vërtetë, ai është krijuar nga një grumbull qelizash salmoni dhe kultivuar në një laborator të kompanisë Wildtype në Kaliforni. Rikujtojmë, se qeveria e krahut të djathtë e Italisë i dha mbështetje të plotë projektligjit që ndalon mishin e prodhuar në laborator si dhe ushqimeve të tjera sintetike, duke nënvizuar rëndësinë e mbrojtjes së trashëgimisë ushqimore të vendit, si edhe shëndetit të qytetarëve të saj.

 


Arena e Lajmit

Mishi i krijuar në laborator do të përdoret si ushqim për kafshët, kompania çeke merr miratimin!

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook