Edona James është një prej banoreve më të komentuara të edicionit të dytë të Big Brother VIP Kosova, e cila që me rrëfimin e historisë së saj të ndryshimit të gjinisë ka marrë një vëmendje të madhe.
Transgjinorja është bërë virale në rrjete sociale pas një videoje të fundit ku Edona James u ndodh në një situatë të sikletshme.
Teksa po vishej, Edona pa dashje ka ekspozuar komplet gjoksin, por të gjithë situatën e mori me sportivitet. Ky moment u pa edhe nga disa banorë që ndodheshin me të, e të cilët shpërthyen në të qeshura.
Ndërkohë pas kësaj situate, ajo teksa bisedonte me Vesën, Albën dhe Bleron në kuzhinë, ka folur sërish për këtë situatë, ku dhe ka thënë se dëshiron të zvogëlojë gjoksin.
S’dua t’i bej shumë të vogla, por sa Vesa. Tani dua ti bej te vogla, dua ti bej sa Vesa. (Vesa mbulon gjoksin me bluze).
Edona: Nxirre moj, ta shohin kamerat, fansat.
Kjo gjë nuk i pëlqeu Bleros, i cili reagoi menjëherë duke i thënë se këto tema duhet të diskutohen kur të jenë vetëm vajzat, ndërkohë ajo ka vijuar serish bisedën pa u shqetësuar.
Transgjinorja Edona James tashmë ka thyer rekorde shikueshmërie edhe në rrjetet sociale, ku dhe ka treguar pa filtra për transformimin e saj, si dhe është mbështetur për mënyrën pa komplekse dhe e sinqertë në të folur dhe veprime.